Lirimi i aktivistit kinez Hu Jia para konsultimeve qeveritare gjermano-kineze

Lajmin per lirimin e Hu Jia e beri te ditur gruaja e tij. Hu Jia eshte ne shtepi i lumtur dhe i sigurt lajmeroi ajo me Twitter. Por ai ka nevoje per pushim. Hu Jia nuk do te kete te drejte qe te pakten nje vit te merret me aktivitete politike. Nicholas Bequelin nga organizata per te drejtat e njeriut Human Rights Watch thote se ne rastin e Hu Jia do te shihet sjellja e vertete e qeverise kineze.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hu Jiame gruan e tij Zeng Jinyan.
Do te shihet nese ai do te jete i lire apo do te vendoset ne arrest shtepiak apo nese autoritetet do te gjejne ndonje forme tjeter per ta denuar. Ky eshte nje test per sjelljen e Pekinit ndaj te drejtave te njeriut.
Organizatat per te drejtat e njeriut kane apeluar para lirimit te tij qe Hu Jia te mos vendoset ne arrest shtepiak. Por gruaja e tij Zeng Jinyan te dielen nuk mund te kontaktohej me telefon. Numri i telefonit ishte jashte perdorimit. Gazetaret u ndaluan prej policise qe te shkojne ne shtepine e tij.
Me jave te tera para lirimit te burrit gruaja e tij eshte ankuar per sjelljen e autoriteteve kineze. Ajo ka frike se familja nuk do te mund te kete nje jete normale.
37 vjecari Hu Jiaishte arrestuar pak para Lojerave Olimpike ne vitin 2008 dhe ishte denuar me tre vjet e gjysme heqje lirie. Ai eshte angazhuar nder tjerash per mbrojtjen e ambjentit dhe te infektuarve nga virusi HIV. Ka mbledhur informacione edhe per aktivistet e te drejtave te njeriut te cilet jane arrestuar prej autoriteteve. Ai eshte mbikqyrur per nje kohe te gjate nga autoritetet. Per kete periudhe ka realizuar edhe nje film.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta pas denimit te aktivistit Hu Jia ne prill 2008.
Nese bashkesia nderkombetare e sheh kete film eshte e mundur qe e gjitha te manifestohet negativisht ne Lojerat Olimpike. Qeveria nuk do qe ky film te dale ne opinion.
Keshtu u shpreh Hu Jia vetem pak kohe para arrestimit te tij. Per angazhimet e tij per ruajtjen e te drejtave te njeriut ai eshte nderuar nga Parlamenti Evropian ne dimer te vitit 2008 me cmimin Saharov. Disa here ka qene ne konkurrence edhe per cmimin Nobel per paqe. Kete cmim e ka fituar vitin e kaluar bashkekombasi i tij Liu Xiaobo.
Shume vezhgues thone se lirimet e fundit te aktivisteve per te drejtat e njeriut ne Kine ka te beje me viziten e kryeministrit Wen Jiabao ne Evrope. Kete te hene ai takohet ne Berlin me autoritetet kryesore gjermane. Organizatat per te drejtat e njeriut nuk shohin ne kete moment ndonje permiresim te gjendjes. Amnesty International ben te ditur se vetem ne shkurt jane arrestuar 130 aktiviste te te drejtave te njeriut per shkak te thirrjeve per protesta te ngjashme me ato ne shtetet arabe. Qeveria gjermane ka bere te ditur se ne takimet me kryeministrin Wen Jiabao do te diskutoje edhe ceshtjen e te drejtave te njeriut.
Autor Ruth Kirchner / Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani