E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI: Nuk ishim të interesuar për krye-parlamentarin

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 12:21

Përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim thonë se Ali Ahmeti nuk ka qenë i interesuar për pozitën e kreut të parlamentit të Maqedonisë.

Sipas tyre, ky funksion është më shumë protokollar. Burime brenda BDI-së thanë se lideri i tyre ka vendosur për dominim më të madh dhe kualitativ në pushtetin ekzekutiv.

Dhe kjo sipas tyre është arritur.

Zyrtarët e lartë të BDI-së nuk i kanë pranuar provokimet nga kundërshtarët politik se me ndarjen e kulaçit qeveritar, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe pritjet e shqiptarëve në Maqedoni.

"Ndarja fillestare e pozicioneve, resorëve ose raportit të forcave në ekzekutivin e ri do të jetë jo më pak se 2 me 1, më saktë, shikuar në numra dhe përqindje do të thotë se rreth 50 për qind e ekzekutivit të ri do të përfaqësohet nga kuadrot e BDI-së”, deklaroi deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti – Devaja.

Sipas marrëveshjes, BDI do të udhëheq me 5 ministri, 2 poste zëvendës-kryeministrore, 4 zëvendësministra si dhe 5 sekretarë shtetëror.

BDI për herë të parë do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa për herë të parë në këtë dikaster do të jetë një ministër shqiptar.

Dikasteret e tjera që do ti takojnë partisë shqiptare janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Ambientit Jetësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›