E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice bie numri i protestuesve ne veri

Gjendja e sigurisë gjatë dy jave të fundit në Mitrovicë ka qenë kryesisht e qetë. Kështu u vlerësua të hënën nga përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet çdo dy javë në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi ka qenë qetë gjatë kësaj periudhe kohore, përderisa një numër incidentesh që kanë ndodhur në veri nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme. Në këtë kontekst përmendi disa protesta që janë mbajtur në veri kundër rotacionit të komandantëve të stacioneve policore atje.

Ai vuri në pah se në këto protesta dhe në tubimet e shpeshta që organizohen në veri numri i atyre që marrin pjesë përditë është në rënie e sipër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›