E verteta nuk duhet te fshihet me - Procesi i dyte ne gjykaten per kmeret e kuq ne Kamboxha

Para trupit gjykues te perbere nga nje numer i barabarte gjykatesish nderkombetare dhe kamboxhiane duhet te pergjigjen ish-zevendesi i Pol Potit vellai numer 2 Nuon Chea ish-presidenti i shtetit Khieu Samphan ish-ministri i jashtem Khmer Ieng Sary si dhe gruaja e tij Ieng Thirith.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje nga te pandehurit ish ministri i jashtem i regjimit te kmereve te kuq Ieng Sary.
Kater te pandehurit me moshe nga 79 deri 85 vjec akuzohen per gjenocid krime lufte dhe krime kunder njerezimit. Gjate sundimit te kmereve te kuq nga viti 1975 deri 1979 u vrane dy milione kamboxhiane.
Ou Virak drejton qendren kamboxhiane per te drejtat e njeriut
Krahas Pol Potit keta te katert jane pergjegjesit e vertete per te gjitha krimet e tmerrshme. Eumlshte shume e rendesishme qe ata te nxirren tani para drejtesise. Pjesa me e madhe e kamboxhianeve jane te bindur se keta te katert jane fajtore.
Ky proces konsiderohet si mundesia e fundit per perpunimin nga aspekti ligjor i regjimit te tmerrit te kmereve te kuq. 63-vjecarja Kim Sry do ta ndjeke me cdo kusht procesin
Une i kerkoj me force gjykates te vendose ne vend drejtesine per viktimat qe ata te mund te prehen ne paqe dhe qe ne ndoshta te mund te kuptojme se cila ishte arsyeja e thelle per ato vrasje masive.
46-vjecarja Him Serey ishte ende femije kur kmeret e kuq sundonin ne Kamboxhia
Drejtuesit e kmereve te kuq i kane duart me gjak. Une nuk mund ti fal. Ata duhet te marrin denimin e merituar dhe per mua ky eshte burgimi i perjetshem.
Bildunterschrift Me shume se dy milione vete u vrane ne genocidin e kmereve te kuq nga viti 1975 deri 1979. Ne procesin e pare vitin e kaluar u denua me 35 vjet burg drejtori i burgut te torturave S21. Gjykatesit argumentuan se ai ka qene pergjegjes per vrasjen e 14.000 veteve.
80-vjecari Chum Mei eshte nje nga te paktet qe ka mbijetuar ne burgun e torturave
Une dua qe kater te pandehurit te thone te verteten para gjykates ate cfare ka ndodhur atehere vertet ne menyre qe gjithcka te behet e ditur dhe vuajtja e viktimave te lehtesohet pak. E verteta nuk duhet te mbetet me e fshehur.
Per nje proces te trete te mundshem ne gjykaten per kmeret e kuq pati nje zenke te forte javet e kaluara. Prokuroret donin te padisnin dy ish-pjesetare te ushtrise dy gjykates hetimore ishin kunder dhe shume punonjes te gjykatesve hetues ne shenje proteste pezulluan punen. Edhe qeveria kamboxhiane nen kryeministrin Hun Sen nuk eshte e interesuar ne mbajtjen e proceseve te tjera.
Autor Udo Schmidt / Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani