Lirimi i hapësirave publike, banorët në Shkodër e vlerësojnë si ndërhyrje shumë të nevojshme

Në lagjen “3 Heronjtë”, po zhvillohen ndërhyrje për pastrimin e zonave që janë çliruar nga ndërtimet në hapësirat publike, në kuadër të fushatës për sistemimin e territorit urban. Banorët e quajnë ë tejet të nevojshme jo vetëm çlirimin e hapësirave të zaptuara por edhe kthimin në parqe të zonave të përbashkëta.
“Ka pasur shumë nevojë që të hapet vendi”, u shpreh një banore.
“Është e nevojshme që të luajnë fëmijët”, tha një tjetër banore.
Punimet janë pjesë e një programi afatgjatë për transformimin urban të Shkodrës, që parashikon kthimin e hapësirave të zëna në zona funksionale për komunitetin, duke krijuar më shumë hapësira të gjelbra, trotuare dhe ambiente të rregullta për banorët.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/