E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi, komision për festat e nëntorit: Festat janë për patriotët, jo për politikanët

Share

Aleanca Kuq e Zi ka vendosur që të ngrejë një komision organizativ për festat e nëntorit. Përfaqësues të Aleancës, që gjatë ditës së sotme kanë qenë në Vlorë, kanë kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në sheshin Flamur më 28 nëntor, për të festuar ditën e çlirimit dhe pavarësisë.

Sipas Aleancës, festat janë për patriotët dhe jo politikanët. Festat e nëntorit janë të patriotëve jo të politikanëve. Flamuri Kuq e Zi duhet t`i bashkojë të gjithë faktorët. thuhet në apelin e AK-së drejtuar qytetarëve.

AK-ja është shprehur kundër ndarjes politike të festave të nëntorit, duke theksuar se ato janë të kombit dhe jo të partive.

Përfaqësuesit e Aleancës kanë thënë se me rastin e festave, në Vlorë do të shpalosin një flamur gjigand, si simboli i bashkimit dhe jo ndarjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›