Sulm me bombë molotov revistës franceze pas satirës me profetin Muhamed
Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, është bërë shënjestër e një sulmi. Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotov në redaksi. Shkak u bë fakti se revista kishte publikuar një edicion të veçantë për fitoren e islamikëve në Tunizi, me profetin Muhamed në kopertinë. 100 goditje me kamxhik nëse nuk bini përtokë nga e qeshura, thuhet në kopertinë. Madje profeti ishte shpallur si redaktor special i këtij edicioni. Nga sulmi nuk ka pasur të plagosur, por duket se synimi ka qenë që të shkatërrohet sistemi i të dhënave i redaksisë. Kryeredaktori thotë se kanë marrë dhe e-maile kërcënuese. Ndërkohë versioni online ka rënë pre e sulmeve të hakersave. Në vitin 2006, kjo redaksi publikoi karikaturat e profetit Muhamed, që ishin publikuar për herë të parë në gazetën daneze Jyllands Posten. Për më tepër, ajo shtoi edhe disa karikatura të sajat.

Kopertina e revistes

Redaksia pas sulmit