E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave

Florenc Hoxha

Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjekte të ndryshme, si dhe për disiplinimin e parkimit të makinave vetëm në njërin krah të rrugës. Aksioni i policisë bashkiake ka vijuar sot në rrugën Qemal Stafa, e cila është një segment problematik për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës, u shpreh Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Ai shtoi se së shpejti ndërhyrjet e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në gjithë territorin e Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e ish-Bllokut.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›