E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i përkohshëm nga Haga, Haradinaj kthehet në atdhe

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbërritur sot rreth orës 12:30 në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari.

Agjencia Express njofton se kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë Haradinaj, për shkak të sigurisë së madhe që Eulex ka ndërmarrë. Ndërkohë që raportohet se përvec interesit të gazetarëve nuk po i ofrohet një pritje e njëjtë nga qytetarët e Kosovës. 

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj është marrë dje dhe ai do të rri në Kosovë, deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtarë të Hagës që pritet të jepet gjatë muajve të verës.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me "krime të kryera gjatë luftës në Kosovë". Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës. Tre të akuzuarit janë liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›