Gruevski:Greqia nuk e do zgjidhjen

"Greqia po bënë ç'mos që të mos arrihet deri te marrëveshja. Përderisa ka gatishmëri të për të lëshuar pe që ta kemi identitetin, i rrënojmë pozicionet e vendit", deklaroi mbrëmë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. "Në këtë periudhë u krijua një situatë interesante. Një pjesë e politikanëve në Maqedoni krijuan një fotografi dhe situatë se, nëse ne tërhiqemi nga dicka , për shembull në pjesën e emrit, Greqia do të lëshoj pe në pjesën e identitetit. Kan hapur debat për këtë ceshtje në shtet. Njerëzit u ndanë - disa ishin për këtë, disa kundër.Kjo situatë dëmton pozitën e Maqedonisë. Gruevski tha se, sipas të gjitha sinjaleve që i kemi, sic tha kryeminsitri, Greqisë nuk i bie ndërmend të lëshoj pe në pjesën e identitetin.