Lirohen nga kuotizimet

Duke e parë se klubet po përjetojnë krizë të rëndë financiare, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten, ka vendosur që
të gjitha skuadrat kosovare t’i lirojë nga pagesa e kuotizimeve për edicionin pranveror.
“Bordi mori vendim që të gjitha klubet, të cilat garojnë nën ombrellën e FHK-së në edicionin pranveror 2009/10, të lirohen nga pagesa e pjesës së kuotizmit të edicionit pranveror. Klubeve, të cilat i kanë paguar kuotizimet, do t’u kthehen paratë, kurse ato klube që nuk i kanë kryer obligimet për edicionin vjeshtor janë të obliguara t’i kryejnë ato”, thuhet në një njoftim të FHK-së.
Bordi i FHK-së gjithashtu ka shqyrtuar mundësinë e gjetjes së sponsorëve për të gjitha ligat e hendbollit kosovar, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës. Gjetja e sponsorëve nga ana e FHK-së pritet të realizohet në një të ardhme të afërt.
Ndërkohë, Bordi i FHK-së në këtë mbledhje ka vendosur që klubet kosovare kanë afat për t’i regjistruar përforcimet e tyre nga jashtë deri më 28 shkurt.