E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen tre demonstrues, policia nuk sjell prova

Ndaj tyre ndryshoi masa nga “arrest me burg” për shkak të mbarimit të afatit 15 ditor në qelitë e paraburgimit.

Prokurori i çështjes ka kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës “detyrim me paraqitje”, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. E njëjta masë është dhënë për Ded Bushpreni, Bardhi Allaraj dhe Behar Muja. Dy të parët janë arrestuar gjatë ditës së demonstratës, ndërsa i treti është arrestuar ditë më vonë.

Prokuroria ka paralajmëruar se do të lirohen edhe personat e tjerë, për shkak të mbarimit të afatit të caktuar prej 15 ose 20 ditor në qelitë e paraburgimit, teksa policia nuk ka sjellë prova të tjera për këta shtetas. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-09 10:49
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›