E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet grupi i vjedhësve të makinave

Operacioni i koduar “Porosia e fundit”, çoi në arrestimin e gjashtë shtetasve.

Në pranga ranë Xhavit Beu, 22-vjeç, banues në Kavajë, Ervin Karruli, 19-vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë “për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, Elton Tafa, 29-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për vjedhje automjeti, Shefqet Geca, 38-vjeç, banues në Tiranë, M. Gj, 16-vjeç, banues në Tiranë si dhe A. B, 16-vjeç, banues në Kavajë.

Pas hetimeve, u zbulua se këta shtetasi janë bashkautor të katër vjedhjeve të automjeteve në Tiranë e Kavajë. Aktualisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, po punohet intensivisht për dokumentimin e të tjera vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-09 14:43
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›