Kontrata të reja për "parësorët", bonus për arritjet

Për këtë arsye, ISKSH-ja ka miratuar kontratat e reja me 419 Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin, ku është bërë një rivlerësim i mënyrës së financimit të Qendrave Shëndetësore, duke synuar drejt kryerjes se pagesave per shërbim.
Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana shpjegoi mënyrën e re të pagesës për qendrat shëndetësore. “Gjatë këtyre viteve të reformës, si pagesa për aktivitet, ashtu edhe bonusi janë përdorur si stimuj për të nxitur angazhimin e QSH për rritjen e aktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve. Indikatorët për llogaritjen e aktivitetit dhe për bonusin janë rishikuar ne drejtim te nxitjes se veprimtarisë cilësore te qendrave, si pasoje kjo edhe e përmirësimit te sistemit te informacionit, i cili ka bere te mundur identifikimin e këtyre treguesve”, tha drejtoresha e ISKSH-së.
Zonja Hana sqaroi se kjo rritje e pagesës për bonus do të bëjë që personeli shëndetësor të jetë më i motivuar për realizimin e treguesve ne nivel më të lartë, dhe si rrjedhoje përfitimin e buxhetit përkatës e në këtë mënyrë ofrimin e një shërbim sa më cilësor ndaj komunitetit në kujdesin shëndetësor parësor./S.Ll/Start/
2011-02-09 13:56