E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren në pyetje 6 drejtues të Gardës, 5 lihen të lirë

Burime zyrtare thanë se gjatë mbrëmjes së shkuar deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, prokurorët kanë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës gjashtë efektivë të Gardës, midis tyre edhe drejtuesin Ndrea Prendi.

“Të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të datës 09.02.2011. Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku”, thuhet në reagim.

Për shtetasin Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si dhe shtetasin Agim Llupo (i ndaluar një ditë më parë), me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie, do të procedohet me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të parashikuar nga neni 79, germat “dh” dhe “ë” të Kodit Penal. /S.Ll/Start/pr

                                                                                             2011-02-09 14:38
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›