E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi ne aeroportin e Moskes lideri cecen merr persiper autoresine

 Lideri kryengritës islamist çeçen, Doku Umarov, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet e bombave në aeroportin moskovit, Domodedove, muajin e kaluar. Nga këto sulme humbën jetën 36 vetë. Duke folur në një video, që u publikua nga faqja islamike në internet, Kavkazcenter, personi që vetëcilësohet si emirati i Kaukazit të Veriut kërcënoi se do të ketë sulme të tjera të ngjashme nën kërkesën për një shtet të pavarur mysliman, të qeverisur nga e drejta e Sheriatit, në rajonin e Kaukazit të Rusisë, ku do të përfshiheshin Çeçenia, Dagestani dhe territoret e afërta. 
Për Rusinë prej vitesh në  luftë të hapur me ekstremizmin islamik Umarov premtoi një  2011 të mbushur me gjak e lotë. Incizimi shokant duket se është kryer në ditën e sulmit, më 24 janar, pikërisht në shënjetsrën e shpërthimit, në aeroportin e Moskës, Domodedovo. Videoja konfirmoi një pistë të supozuar nga Kremlini që ditën e sulmit, atë të gueriljes së Kaukazit të Veriut.

Pavarësisht nga premtimet e kryeministrit Vladimir Putin që në luftën në Çeçeni ka bazuar karrierën e tij politike Moska paraqitet e lodhur në përballjen me sulmet e vazhdueshme të guerriljes së Kaukazit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›