Lirohet Artan Kristo, Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë
TIRANE-Gjykata e Lartë ka rrëzuar Prokurorinë e Durrësit, duke mos pranuar rekursin e kësaj të fundit për sa i përket rikthimit në qeli të Artan Kristos, hoxhës së akuzuar pak vite më parë për thirrje terroriste. E perditshmja Gazeta Shqiptare meson se vendimi është marrë pak ditë më parë nga ana e Kolegjit Penal të kësaj Gjykate, të drejtuar nga gjykatësi Shkëlzen Selimi, i cili ka vendosur mospranimin e rekursit të prokurorisë dhe gjykimin në gjendje të lirë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Durrësit.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur gjithashtu se Gjykata e Durrësit është duke zhvilluar procesin gjyqësor në ngarkim të Artan Kristos për veprën penale të “mashtrimit”. Akuza në fjalë është ngritur ndaj tij, që në kohën që ai u arrestua në banesën e tij në Shkozet të Durrësit. Përveç akuzës kryesore që kishte të bënte me nxitjen, thirrjen publike dhe propagandën për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, Artan Kristo akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit.
Artan Kristo është arrestuar më 12 tetor 2009-të, nën akuza të forta që lidheshin me thirrje për akte terroriste të zbuluara nga SHISH-i, më pas të verifikuara për muaj me radhë nga prokuroria e Tiranës. Hoxha Artan Kristo, emri i të cilit shënohet herët në dosjet e policisë dhe të Prokurorisë që me vrasjen e Sali Tivarit në janarin e 8 viteve më parë, doli para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën përfundimtare të gjykimit më 10 dhjetor të vitit 2010-të. Akuza që ngriti prokuroria për të ashtuquajturin ekstremist, ishte ajo e “thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste”. Por vetëm në 31 gusht 2011, Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar si të papranueshme akuzat e ngritura nga prokuroria.
(d.b/BalkanWeb)