E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit e rremë - dy drejtues vendorë në pranga

25-10-2011 / Gazeta 55

Prokuroria e Shkodrës nis procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Koplikut dhe kryetarit të komunës Postribë  


Çështja e azil-kërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, çon në ndjekje penale  dy drejtues vendorë. Kryetari i bashkisë Koplik, Ramadan Likaj, dhe kryetari i komunës Postribë, Faz Shabaj, janë proceduar penalisht, për abuzime me detyrën, në lëshimin e vërtetimeve të falsifikuara azilkërkuesve, për të kërkuar strehim në vendet e zonës “Schengen”. Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit ka bërë me dije se dy zyrtarët, kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë. Pas verifikimeve të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, ka rezultuar se praktikat e dorëzuara nga shtetasit shqiptarë për të përfituar azil ishin vërtetime të lëshuara nga Komuna Postribë dhe Bashkia Koplik dhe vërtetime nga Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. Policia ka deklaruar se hetimet do të vazhdojnë edhe për të tjerë persona të implikuar.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›