E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Ekonomia e Eurozonës, tkurrje gjatë 2012-ës

Evropë- Ekonomia e Eurozonës parashikohet të tkurret gjatë këtij viti teksa kriza e borxhit të saj do të vazhdojë ta godasë kontinentin.

Parashikimi i Komisionit Evropain për pranverën konfirmoi parashikimin e tij për një tkurrje 0.3% në vitin 2012 në ekonomitë e 17 vendeve të zonës Euro. KE në deklaratë shtoi: ‘Gjendja ekonomike mbetet e brishtë, me pabarazitë ende të mëdha në të gjithë shtetet anëtare’.

Për të 27 shtetet e Bashkimit Evropian, Komisioni ka parashikuar zero rritje në 2012-ën, dhe një rritje prej 1.3% vitin e e ardhshëm.

Dy, tre mujoret e njëpasnjëshëm të tkurrjes ekonomike janë tregues të përgjithshëm se recensioni është duke u zhvilluar. Por në deklaratën e tij Komisioni Evropian beson se një rimëkëmbje graduale do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit. Shkalla e papunësisë në Eurozonë është parashikuar të jetë 11% këtë vit dhe në vitin 2013, dhe 10.3% Bashkimin Evropian për të dyja vitet.

Komisioni e përshkruan Greqinë ‘si një ekonmi që ka dëshirë të bëjë kthesë’. Ai parashikon një tkurrje të ekonomisë greke prej 4.7% këtë vit dhe rritje zero për vitin 2013, me papunësinë në nivelet 19.7% në 2012-ën dhe 19.6% në vitin pasardhës.

Shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2012 do të publikohen nga Instituti i Statistikave Evropiane, Eurostat, më 15 Maj.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›