Hiqen taksat doganore me Serbinë

Marrëveshja është arritur së fundi, ku sipas zv/ministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit. Bozdo thotë se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.
Sipas tij, vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme. Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit para nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA arrinin në 2, 5 për qind, teksa tani kjo shifër është katërfishuar, duke arritur në 9,3 për qind. /S.Ll/Start/
2011-05-17 11:28