Lirohet nene Ferideja: Edi eja me merr
Redinalda Caushaj
Tirane- Lot gezimi por edhe trishtimi, rridhnin ne faqet e grave te denuara. Nje pjese e tyre dje, kane bere realitet endrren per te dale nga burgu, ndersa nje pjese qanin me ngasherim se nuk kishin perfituar asnje vit ulje denimi. Shume prej te denuarave e kishin marre vesh lajmin e gezuar nepermjet drejtoreshes se burgut 325, Irela Cela, ndersa shume te tjera nepermjet televizorit. Me kartat telefonike ne duar, ne pritje per t'i ardhur radha, te denuarat kapin telefonin dhe nuk thoshin gje tjeter vec fjalise; "Ejani te me merrni, jam liruar". Por lajmi i ka prekur shume disa prej te denuarave, te cilat pas Vitit te Ri, festes se 8 Marsit, prisnin ndonje falje. Nje nga grate e denuara, qe sot do te lere qeline e saj eshte dhe nene Ferideja. Me shami te zeze ne koke, e moshuara tregon per "KJ" momentet kur morri vesh lajmin e gezueshem. "Isha ne krevat duke pare televizor, kur kam degjuar lajmin ne ekran, qe Presidenti Topi me kishte falur", nis te tregoje duke qare nene Ferideja. "Me ka rene ne fiket dhe mezi me kane zgjuar me uje. Jam shume e gezuar", vazhdon ajo. Pas nje viti burg, e moshuara thekson se do te kthehet ne familjen e saj, tek dy niperit qe e presin. Ajo nuk e di kush do vije ta marre sot, por ka shume deshire qe te jete kryetari i PS-se Edi Rama. "Nuk ka kush te me shoqeroje deri ne shtepi. Dua qe sot te me vije Edi Rama te me marre dhe te me shoqeroje deri ne banese. Ai me ka rregulluar gjysmen e baneses", sqaron Feride Bako. Kur e pyet nene Feridene se kush e pret ne banesen e saj, ajo nis te qaje dhe pergjigjet; "niperit kush tjeter". E moshuara te percjell nga dera e qelise se saj, duke te kujtuar qe sot duhet qe ne burg te vije me patjeter kryetari i PS-se, Edi Rama. Teksa nene Ferideja, ishte shume e gezuar pasi 4 vitet e tjera te denimit te saj nuk do i kryej, nje pjese e grave te burgut derdhin lot hidherimi. Ato ndiheshin shume te trishtuara, perse Presidenti i Republikes nuk iu kishte ulur asnje vit. "Ka shume gra qe kane denime shume te renda, per te cilat Presidenti nuk ka bere asnje falje. Ai duhet te ulte ndonje vit denimi edhe per ne, qe kemi shume vite per te shlyer", te tregonin grate. Shpresa e tyre e vetme kishte mbetur sherbimi i proves, i cili do t'i jape mundesi edhe per denimet alternative. Madje nje pjese e grave, te cilat dje nuk kane marre lajmin e gezuar per t'u bashkuar me familjen e tyre, kishin shume pak muaj burg per te shlyer.
Floresha Malaj: Djali me doli ne enderr, mora lirine
Nje enderr e keqe, i solli nje lajm shume te gezuar. E denuara Floresha Malaj, tregon endrren e cila e la pa gjume dhe me shume ankth, gjate gjithe dites. Ajo eshte nje nga grate qe ka fituar dje, lirine e saj. Ndihet shume e gezuar qe do te kthehet prane familjes se saj, qe jeton ne nje fshat shume te varfer ne Vlore.
Si e moret vesh lajmin?
Faktikisht naten me ka zgjuar nje enderr shume e keqe. Kam pare djalin tim, i cili kishte hashash me vete, ecte me shpejtesi me makine dhe policia e ndiqte nga pas. Pas nje fare kohe djali me ka rene ne det me makine, dhe e ngre nje vinc lart. Jam zgjuar shume e trembur. Nuk kam vene me gjume ne sy. E dija qe do me vinte ose nje lajm i keq ose i mire. Lajmin qe kisha fituar serish lirine time, ma dha drejtoresha.
Kur do niseni per ne shtepi?
Sot, dje nuk kam pasur mundesi pasi familja ime jeton larg, ne Vrataj te Vlores. I mora ne telefon, i pres te vijne te me marrin.
Kush te pret?
Tre femijet e mi, dy vajzat dhe djali im.
Per cfare ishit denuar?
U denova per droge me dy vjet. E pranova krimin. Kisha nje vit ne burg dhe nje vit me kishte mbetur per te shlyer.