E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat Daniela dhe Mrika: Nuk e prisnim te mos i kishim emrat

Dy motra, te denuara per shfrytezim prostitucioni, i bejne apel Presidentit qe te shikoje mundesine per falje edhe per to. Daniela Pocani dhe Mrika Ndoci tregojne historine e tyre per arrestimin, si dhe denimin pa prova. Dy motrat shpjegojne se nuk kane mundesi t'i drejtohen Presidentit me letra, per arsye se prinderit e tyre jane shume te moshuar.

Si u ndiet kur emri juaj nuk ishte ne liste?

Nuk e prisnim, duhet te ishte menduar edhe per ne, qe kemi shume vite denimi.

Per cfare jeni denuar?

Te dyja si motra, jemi denuar per shfrytezim prostitucioni. Nusja ime ( e njeres nga te denuarat) u kap nga policia ne Sarande, pas 7 dites na denoncoi ne. Jemi denuar pa prova. Kemi kerkuar te ballafaqohemi me te, por nuk erdhi. Prokurori ne pretence kerkoi 1 vjet e 6 muaj, gjykata na denoi me 7 vjet secilen.

Keni kerkuar per ulje denimi?

Nuk kemi mundesi qe t'i drejtohemi Presidentit, nuk ka kush na i nxjerr certifikatat. Prinderit i kemi te moshuar 80 vjec, nuk kane mundesi te shkojne t'i marrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›