E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga burgu Petrit Çakrri, dëshmitari i 'Hajdarit'

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot lirimin nga burgut të Petrit Çakrrit, i njohur si dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit. Çakrri ka qenë i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për dy vepra të ndryshme penale.
Në fund të janarit të këtij viti, Petrit Çakrri u arratis nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin. Në atë kohë u deklarua se ai la qelinë pas një leje shpërblyese që kishte marrë, por kur ka përfunduar ditët e lejes nuk u kthye më.
Vetë Çakrri ka deklaruar se nuk do të kthehej, pasi pretendonte se e kishte mbaruar vuajtjen e dënimit. Drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra njoftoi fill pas arratisë se i dënuari kishte një leje për të dalë, por duhet të ruhej nga forcat e policisë.
Disa kohë më pas, ai u vu sërish në pranga dhe u detyrua të kthehej në qeli, për të vijuar vuajtjen e dënimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›