Protesta në Bradashesh: Rruga Tiranë-Elbasan dëmtoi kanalin vaditës
Elbasan- Banorët e komunës Bradashesh në Elbasan ka dalë sërish sot në protesta, pasi deri më tani asnjë masë nuk është marrë ndaj kërkesave të tyre.
Me dhjetra banorë kanë bllokuar sot punimet që po kryhen për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, pasi sipas tyre firma që merret me ndërtimin e saj ka shkatërruar kanalin vaditës. Ata kërkojnë që ai të rindërtohet, pasi po dëmtohen dhjetra hektarë produkte bujqësore, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në marrjen e masave.
Po ashtu ata shprehen se firma duhet të ndërtojë edhe rrugët hyrëse në fshat, duke thënë se e tillë ka qenë marrëveshja në fillimin e punimeve. Ata kanë zhvilluar protesta të shumta edhe gjatë ndërtimit të autostradës, pasi sipas tyre kompesimi i tokës ku kalon rruga është bërë me një çmim shumë të ulët.