Lirohet nga detyra kreu i policisë, emërohet Burgaj
Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe në vendin e tij është emëruar Hysni Burgaj, i cili deri dje mbante funksionin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë. Vendimi për largimin e kreut të policisë shqiptare dhe emërimin e Burgajt është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, në bazë të propozimit të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Ende nuk dihet ndonjë motivacion për largimin e zotit Prençi, por mësohet se largimi mund të ketë më shumë lidhje me disa arsye personale, konkretisht shëndetësore. Ky fakt është konfirmuar edhe nga ministri Basha, i cili ka pohuar edhe ofertën për Prençin, si këshilltar pranë tij. Ndërkohë, mësohet se pas kësaj Ahmet Prençi mund të ulet në postin e këshilltarit të ministrit të Brendshëm.
Vendimi i qeverisë
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë është publikuar edhe vendimi për lirim dhe emërim në detyrë. Aty citohet se, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20 e 26, të ligjit nr. 9749, datë 4.6.2007, "Për Policinë e Shtetit", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që Ahmet Prençi, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë. Në pikën dy, shtohet se Hysni Burgaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Në bazë të ligjit për policinë, Ahmet Prençi kthehet në gradën që ka pasur para se të emërohet në këtë detyrë, pikërisht me gradën "Drejtues i Parë". Ende nuk dihet zyrtarisht nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në radhët e policisë me gradën që ka, apo do të shkëputet prej saj. Megjithatë, dje, Basha i ka "ofruar" publikisht postin e këshilltarit për policinë për ministrin e Brendshëm.
Largimi i Prençit
Që prej marrjes së detyrës së re, Ahmet Prençi, në krye të Policisë së Shtetit, korri një sërë suksesesh për goditjen e grupeve kriminale. Nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit kaloi me sukses edhe zgjedhjet qendrore gjatë këtij viti. Në disa raste, puna e policisë u godit nga Partia Socialiste, por u interpretua politikisht, duke u sulmuar Ministria e Brendshme dhe jo Policia e Shtetit, pavarësisht se kjo strukturë është ndarë prej politikës. Ndërsa në muajin gusht, kur ndodhi vrasja e katër punonjësve të policisë, u paralajmërua se do të kishte lëvizje në radhët e larta të policisë, por prapë Prençi, me punën e tij profesionale, arriti të mbijetojë. Tashmë, duke qenë edhe jurist, mendohet se mund të ndjekë edhe këtë profesion, duke iu bashkuar prokurorisë në luftën kundër krimit.
Prezantimi i Burgajt
Sot pritet të bëhet prezantimi zyrtar i Hysni Burgajt në detyrën e re, atë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Megjithatë, nuk dihet ende se kush do ta pasojë detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që Burgaj mbante deri dje. Ministria e Brendshme njoftoi se sot rreth orës 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, do të prezantojë drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ahmet Prençin. Sot pritet që të marrin rrugë zyrtare edhe motivet e largimit të Prençit nga kjo detyrë dhe emërimi i Burgajt. Ky i fundit, vetëm katër vite më parë ishte shef i postës së policisë në Qytetin Studenti dhe më pas u emërua drejtor i Policisë në Kukës. Nga Kukësi u transferua në të njëjtën detyrë në Gjirokastër dhe më pas zëvendësdrejtor i Përgjithshëm. Më 29 korrik të vitit 2008, u bë emërimi i Burgajt në këtë post pas emërimit në një detyrë tjetër disa kohë më parë të z. Arben Doçit. Prezantimi i zëvendësdrejtorit Burgaj u bë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i cili pasi e përgëzoi për detyrën e re, vlerësoi punën e bërë nga Burgaj në postet e tjera.