Ferguson, paralajmërim për Rio Ferdinandin
Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, sipas "The Sun", ka paralajmëruar mbrojtësin Rio Ferdinand që të ngrejë nivelin e tij të lojës, pasi po rrezikon vendin në skuadrën e Kombëtares. Mbrojtësi qendror i Anglisë ka demonstruar një rënie intensive të formës dhe ka bërë disa gabime të pafalshme, si në rastin e golit të Belami në ndeshjen ndaj Mançester Sitit ashtu edhe në atë të Torresit të dielën ndaj Liverpulit.