Eto‘o: I kënaqur që ika nga Barcelona
Afrohet rikthimi i Samuel Eto‘o në Kamp Nou. Duhet edhe një muaj, por sulmuesi i Interit mezi e pret ndeshjen me ish-Barcelonën e tij. Kuptohet mirë nga deklaratat e fundit të tij: "Nuk e di se si do të më presin në stadium, por gjithmonë kam pasur një raport të mirë me shokët dhe tifozët dhe dëshira ime është të shkoj në Kam Nou si tifoz. Interi? Ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur për zgjedhjen që bërë. Duan të them se Barcelonës nuk i kam kërkuar kurrë asgjë, kjo duhet të jetë e qartë".