E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, zëvendësohet nga Ilir Bejtja

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin e Ali Mysliut nga detyra e prefektit të qarkut të Elbasanit dhe emërimin e Ilir Bejtjes në këtë pozicion.

Në vendimin e qeverisë thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të ligjit  “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, dhe me propozimin e Ministrit të Brendshëm.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ilir Bejtja në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për qarkun e Elbasanit. AI ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.

Ilir Bejtja ka mbajtur gjithashtu postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›