E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Zelensky: Trump jeton me dezinformata ruse, kështu ndihmon Putinin

MOSKË, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kremlini pret që herët a vonë Volodymyr Zelensky të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e konfliktit, deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov,

Një samit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin kërkon disa përgatitje. Një hap shumë, shumë i rëndësishëm është ndërmarrë drejt krijimit të kushteve për një traktat paqeje”, tha Peskov.

“Vullneti i duhur politik është demonstruar nga të dyja palët, në këtë rast kam parasysh Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi zëdhënësi.

‘’Donald Trump është i vetmi lider perëndimor që ka kuptuar se frika e Rusisë për hyrjen e mundshme të Ukrainës në NATO ishte ndër shkaqet rrënjësore të konfliktit, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke folur në Dumë, Dhomën e Ulët të Parlamentit, për rezultatet e bisedimeve të djeshme në Riad mes tij dhe delegacionit amerikan.

Presidenti aktual amerikan, tha Lavrov, ishte “i pari dhe me dijeninë time i vetmi lider perëndimor, i cili deklaroi publikisht dhe me zë të lartë se një nga shkaqet kryesore të situatës në Ukrainë ishte qasja e pacipë e administratës së mëparshme amerikane për të tërhequr Ukrainën në NATO. Asnjë lider perëndimor nuk e ka thënë ndonjëherë kët뒒, shtoi kreu i diplomacisë ruse.

“Kjo është tashmë një shenjë se Trump e kuptoi pozicionin tonë kur presidenti Putin theksoi në bisedën telefonike me të se ajo që është e rëndësishme për ne nuk është një armëpushim, i cili do të lejojë Ukrainën të riarmatoset edhe një herë kundër vendit tonë, por një paqe e qëndrueshme afatgjatë e bazuar në eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit”, shtoi ai.

Për Lavrovin, ‘’Moska dhe Uashingtoni kanë filluar të largohen nga pragu në marrëdhëniet dypalëshe’’.

“Ne kemi filluar të largohemi nga pragu në të cilin administrata e ish-presidentit amerikan Joe Biden i ka udhëhequr marrëdhëniet tona, por këta janë vetëm hapat e parë. Mënyra është pozitive, synimet janë të drejta, ne do të shohim se si do të zhvillohet situata më tej, çfarë vendimesh do të merren,” shtoi Lavrov.

“Fjalët janë sigurisht shumë të rëndësishme, ndonjëherë ato ndryshojnë rrënjësisht situatën, por sigurisht që ne do t’i vlerësojmë deklaratat e synimeve duke i krahasuar këto deklarata me fakte konkrete”, tha Lavrov, duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se pranimi i Ukrainës në NATO ishte “jorealist”.   /os/

Donald Trump, për Lavrovin, është një person i mësuar të flasë “sinqerisht” dhe për këtë arsye nuk e fsheh mendimin e tij për “individët patetikë” si Volodymyr Zelensky. Presidenti amerikan, tha Ministri i Jashtëm rus, cituar nga agjencia Tass, “është një politikan plotësisht i pavarur. Për më tepër, ai është gjithashtu një person i mësuar të flasë sinqerisht. Njerëz të tillë zakonisht nuk e fshehin mendimin e tyre për individë të tillë patetikë si z. Zelensky”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›