E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Miratohet hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

Gjithashtu shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›