E Diel, 1 Nëntor 2026

Keiroz, drejt shkarkimitsi trajner i Portugalisë

PORTUGALI- Karlos Keiroz duket se i ka dhënë fund drejtimit të kombëtares portugeze, pas aventurës në Kupën e Botës 2010.

Tekniku ka përfunduar nën akuzë jo vetëm për rezultatet e dobta, por edhe për faktin se ka fyer agjentët anti-doping të Portugalisë përpara nisjes së Botërorit.

Ai nisi të fyente mjekët e skuadrës anti-doping gjatë një vizite të tyre surprizë në stërvitjen e kombëtares luzitane. Sipas mediave portugeze, kjo do t’i kushtojë atij vendin e punës, pasi Federata ka nisur një hetim për këtë skandal që në fillim të muajit korrik, menjëherë sapo Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës.

Vetë Keiroz ka deklaruar se ai është duke u hetuar edhe nga autoritetet shtetërore, duke e quajtur këtë një ndërhyrje në punët e futbollit dhe duke deklaruar se do t’i drejtohet FIFA-s.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›