Kamionistët nëGreqi do vazhdojnëgrevën
ATHINE- Shoferët e kamionëve në Greqi vendosën të vazhdojnë grevën ndërsa qeveria ka ndërmarrë masa për përballimin e situatës, pasi kamionistët refuzuan të pajtohen me vendimet e saj.
Në takimet që ka zhvilluar Asambleja e Përgjithshme, kreu i shoqatës informoi pjesëmarrësit për bisedimet e ashpra që u zhvilluan mbrëmjën e së enjtes me ministrin e transporteve.
Pas 3 orë bisedimesh, vendimi i cili u mor me votim të hapur dhe jo sekret, i tha po vazhdimit të grevës nga ana e shoferëve të kamionëve.
Pas mbledhjes së përgjithshme, kamionistët zhvilluan tubime në qendër të Athinës që vazhduan më pas drejt parlamentit.
Nga ana e saj qeveria është shprehur e vendosur për zbatimin e ligjit duke deklaruar se asnjë grup punëtorësh nuk mund të mbajë peng një shoqëri të tërë.
Mbi 33 mijë sipërmarrës transporti braktisën punën për kundërshtuar planet e ekzekutivit për të reduktuar çmimin e licencave të reja, një prej pikave kyce të reformës së liberalizimit që përshkruhet në paketën financiare të BE dhe FMN për të shpëtuar vendin nga kriza.
(e.n/news24/BalkanWeb)