50 Cent performoi për viktimat e Norvegjisë
Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 08:41
50 Cent ka performuar të premten mbrëma në festivalin RxR në jug të Norvegjisë, saktësisht në qytetin Stavanger, që u organizua në përkujtim të viktimave të sulmeve të 22 korrikut, ku vdiqën 77 persona.
Të hollat nga ky koncert ashtu si fitimet tjera i janë dhënë një fondacioni, kurse vet ‘fifty’ u takua me disa prej të rinjve që shpëtuan.
“Ne kemi dashur të bëjmë diçka të veçantë për viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Së bashku, Tony Yayo dhe unë me fondacionin G-Unit e kemi ndjerë urgjente të kontribuojmë me anë të muzikës”, theksoi ‘fifty’.