Liroi Xhakjan, shtyhet me 29 korrik pretenca për Neritan Tabakun
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, pasi ka liruar nga burgu Ilir Xhakjen, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj.
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e sotme për në datë 29 korrik, pasi mungonte prokurori i çështjes Julian Zonja.
Mësohet se i pranishëm në sallë ishte vetëm avokati mbrojtjes i Tabakut, Fatmir Braka.
Dosja e Prokurorisë
Në kërkesën për gjykim përcaktohet se ndaj ish-gjyqtarit Neritan Tabaku rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dëm të interesave të shtetit. Veç të tjerash, në kërkesën për gjykim thuhet se ish-gjyqtari në momentin që nuk ka zbardhur brenda afatit të dhënë vendime të shkallës së parë, ka cënuar rëndë interesat e prokurorisë. Në argumentimin e organit të akuzës përmendet se ish-gjyqtari Neritan Tabaku në momentin që nuk ka zbardhur vendimin ndaj shtetasit Ilir Xhakja apo edhe Jordan Findikut, ka lënë për një kohë të gjatë pezull gjykimin në apel të këtyre dy shtetasve.
Prokuroria në kërkesën për gjykim argumenton se ish-gjyqtari ka dëmtuar gjithashtu imazhin e gjyqësorit, duke mos zbardhur brenda afateve të caktuara vendimin ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar për vrasjen e ish-komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Mësohet se prokurori i çështjes, Julian Zonja, në kërkesën për gjykim e akuzon Tabakun se për më shumë se një vit vonoi zbardhjen e vendimit, ku akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut. Por mbi ish-gjyqtarin Tabaku rëndon edhe një tjetër akuzë, siç është ajo e moszbardhjes së vendimit ndaj shtetasit që gjykohej për falsifikim, Jordan Findiku. Kjo çështje mbeti e pazbardhur për pothuajse dy vjet dhe një fakt të tillë prokuroria ia sjell në vëmendje gjykatës së kryeqytetit si një rrethanë rënduese ndaj ish-gjyqtarit Neritan Tabaku.
Në dosjen e përfunduar, që tashmë është depozituar pranë Gjykatës së Tiranës, organi i hetimit nuk jep asnjë të dhënë nëse Tabaku i ka vonuar me dashje zbardhjet e këtyre dy vendimeve. Neritan Tabaku u shkarkua nga detyra pak ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas apeleve të shumta të këtij institucioni që ai të ishte i pranishëm në seancat ku diskutohej marrja e masës disiplinore ndaj tij. Nga presidenti i vendit, por njëherësh edhe kreu i KLD-së, ekzistenca e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë dhe privojnë palët nga ushtrimi i të drejtave kushtetuese, janë të papranueshme.
(m.a/BalkanWeb)