Elbasan, makina përplas kalimtarin, shoferi largohet pa i dhënë ndihmë
ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur sot në mëngjes në Elbasan.
Mësohet se një mjet, drejtuesi i të cilit nuk është identifikuar ende ka aksidentuar një kalimtar. Pas aksidentit, drejtuesi është larguar duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme kalimtarit.
Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurbardh, ndërsa i aksidentuari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndodhet tashmë në spital, në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, blutë e këtij qyteti po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)