Lista Kuzhe therret 2 talente...Skela e Lala
Ankthi i pritjes ka mbaruar. Dje trajneri i Kombetares nepermjet nepunesve te Federates Shqiptare te Futbollit ka shpallur listen per miqesoren ndaj Maqedonise takim i cili do te luhet me 17 nentor ne stadiumin e Korces. Themi ankthi pasi pritej qe te pakten ne miqesore te tilla te mund te shikonim fytyra te reja lojtare qe mund tu jepet mundesia te provohen nese vlejne apo jo ne ndeshje si kjo perballje ku rezultati nuk ka fare efekt vlen vetem per statistike. Nuk e mendon keshtu Kuzheja. Trajneri i Kombetares ka grumbulluar te njejtit lojtare qe ka thirrur edhe ne ndeshjet e tjera me ndryshimin mjaft te vogel gati te paperfillshem te dhenies se nje shansi nese i tille mund te quhet Orges Shehit dhe mesfushorit shqiptar te Kievos Ledian Memushaj. Pjesa tjeter jane po ata Dallku Teli Vangjeli Agolli Duro Bulku Hyka etj. madje pa kursyer as lojtare si Salihi e Cana. Kjo tregon se kroati mendon vetem per te tashmen dhe vetem per te marre rezultat ne ndeshje pa shume vlere te kunderten e asaj qe ka bere homologu i tij maqedonas Mirsad Jonuz. Ky i fundit ka lene pa grumbulluar lojtare te rendesishem te skuadres se tij si Pandev Popov Naumoski Despotovski etj. pasi te fundit tashme njihen me se miri nga ana e tij ndaj kerkohet me se shumti elementi i ri ai qe mund te konkurroje ne Kombetare. Por ndryshon puna ne kampin kuqezi. Ketu element i ri me gjithe respektin per karrieren e tyre brilante mund te konsiderohen lojtare si Ervin Skela e Altin Lala. I pari nuk ka ende nje skuader ndaj ne kushtet kur nuk luan askund nuk kuptohet se perse grumbullohet ne perfaqesuese nderkohe qe mund ti jepet shansi nje tjeter lojtari te ri ndersa kapiteni vjen pas nje demtimi te gjate edhe nuk dihet forma e tij sportive. Lista ndaj Maqedonise
Portiere Samir Ujkani Novara Orges Shehi Skenderbeu
Mbrojtes Lorik Cana Gallatasaraj Armend Dallku Vorskla Poltava Admir Teli Karabak Endrit Vrapi Skenderbeu Andi Lila Tirana Kristi Vangjeli Aris Selanik
Mesfushore Ansi Agolli Karabak Altin Lala Hanover Klodian Duro Lask Linz Ervin Bulku Hajduk Split Emilian Vila Dinamo Gilman Lika Diarbakispor Jahmir Hyka Panionios Ervin Skela pa ekip Gjergj Muzaka Dinamo Ledian Memushaj Kievo
Sulmues Hamdi Salihi Rapid Vjena Ahmed Januzi Vorskla Poltava Elis Bakaj Dinamo