E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket jo me 1 vit pune ne rrethe per specializimin

/ /

Hiqet kushti i punes 1 vit ne rrethe per mjeket qe duan te ndjekin specializimin. shte botuar tashme ne fletoren zyrtare vendimi qe shfuqizon ate te vitit 2000 te marre nga ish- kryeministri Fatos Nano. Ne te percaktohej se mjeket e pergjithshem te diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranes kishin te drejten per te konkurruar per specializim pasuniversitar ne mjekesi vetem pasi te kishin punuar nje vit ne vendet e lira te punes ne rrethe. Kane te drejte te konkurrojne pa permbushur detyrimin e mesiperm ata mjeke te pergjithshem qe kerkojne te specializohen ne deget Mjek i familjes Mjek i shendetit publik dhe Anatomi Pathollogjike thuhet ne vendimin e vitit 2000. Ne mbledhjet e kaluara Keshilli i Ministrave ka miratuar shfuqizimin e vendimit nr.513 date 21.9.2000 te Keshillit te Ministrave Per detyrimin e mjekeve qe duan te specializohen. Me botimin ne fletoren zyrtare kushtet e meparshme bien poshte dhe tashme te gjithe mjeket qe duan te ndjekin specializimin mund te punojne nderkohe ne Tirane pa pasur me asnje problem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›