E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista me 206 diplomat e njohura

06/11/2009  MASH publikon emrat e aplikantëve që u njihen diplomat e studimit jashtë vendit

Verifikimi i kërkesave për njohjen e titujve të studimit do të vijojë

Publikohen emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për njohjen e diplomave të fituara jashtë vendit. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike listën e studentëve që u është njohur diploma e marrë jashtë vendit. Më poshtë do të gjeni të plotë listën e 206 aplikantëve, procedura e të cilëve ka përfunduar sipas rendit alfabetik (nga emri) deri më datën 5 nëntor 2009. Procesi i njohjes do të vijojë edhe në muajt në vijim, pasi janë një sërë kërkesash të depozituara pranë sektorit përkatës në këtë ministri e që presin njohjen e diplomave. Verifikimi i tyre nga Sektori i Njohjes së Diplomave është bërë sipas kritereve të përcaktuara edhe në ligjin e arsimit të lartë në vend. Vlerësimi i nivelit dhe profilit të një diplome bëhet nga komisioni i njohjes në MASH.

Aplikimi

Personat që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit duhet të aplikojnë duke depozituar pranë Ministrisë sonë të Arsimit dosjen me dokumentet e kërkuara, e cila duhet të përmbajë: formatin e aplikimit të plotësuar, diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit, listën e notave, dokument zyrtar identiteti, certifikatë lindje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportës, ndërsa për shtetasit e huaj fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit dhe mandatpagesën. Aplikanti dorëzon dosjen në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun, e cila e pranon vetëm nëse ajo është plotësuar konform kërkesave të pikës 2.1. dhe 2.2. SENJOD vë në dispozicion të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të gjithë informacionin e nevojshëm orientues për aplikantët. Pas pranimit të aplikimit Zyra e Marrëdhënieve me Publikun i lëshon aplikantit një vërtetim për aplikimin, me përjashtim të rasteve kur komisioni i njohjes vendos lëshimin e vërtetimit pas realizimit të kushteve paraprake.

Refuzimi

Aplikimi nuk pranohet nëse mungon një nga dokumentet më sipër. Dokumentet pranohen origjinale ose fotokopje të noterizuara. Për shtetasit e huaj dokumentet duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet duhet të jetë i legalizuar me vulën apostille ose nga ambasada shqiptare apo Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve specifike në këtë. Sektori i Njohjes së Diplomave dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SENJOD) mund të kërkojë edhe dokumente të tjera të nevojshme për procedurën e njohjes për raste të caktuara. Këto dokumente përfshijnë suplementin e diplomës, kur lëshohet nga një institucion i huaj, dhe programin zyrtar të kursit të studimit, në mbështetje të argumenteve të nevojshme në procedurën e njohjes.

*Lista e plotë në numrin e sotëm të "Metropol"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›