Përpunimi i mbetjeve urbane, vendorët në mëdyshje
06/11/2009 Mbetet për t’u diskutuar asgjësimi i tyre. Nisma ende në fillimet e zbatimit
FIER- Është rritur dhe diskutuar më tej edhe tema e përpunimit të mbetjeve urbane për zonën e Fierit. Plani strategjik ka bashkuar në këtë pikë të rëndësishme krerët e bashkisë, duke diskutuar për etapat në të cilat do të zbatohet ky plan për të rritur më tej bashkëpunimin për menaxhimin e mbetjeve urbane në qarkun Fier. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues dhe përfaqësues të Bashkisë dhe Këshillit të qarkut Fier, ku janë njohur me këtë projekt.
Mbetjet
Problemi i përpunimit të mbetjeve urbane dhe menaxhimi i tyre është projekt i parë i kësaj natyre që njësitë e pushtetit vendor kanë marrë përsipër. Kemi përfunduar fazën e parë atë të analizës ku janë hedhur të dhënat e plehrave urbane të 350 familjeve të shpërndara në qytetin e Fierit dhe 100 bizneseve dhe problematikat e qytetarëve”,-ka thënë drejtor i politikave urbane në Bashkinë Fier, Flamur Mato. Plani strategjik i mbetjeve urbane në qarkun Fier ka kaluar disa etapa deri në konkretizimin e tij për zbatim duke nxjerrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe problemin që ndeshen për të dhënë zgjidhjen e tyre. Ndërmarrja e Pastrimit në Fier megjithëse këtë vit parashikon një investim për kryerjen e disa proceseve, sistemimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane deri në mbulimin e tyre, sërish ky problem nuk ka gjetur zgjidhjen definitive. Për drejtuesin e kësaj ndërmarrjeje që është në administrim të bashkisë Fier, Vangjel Ndreko, nisur nga praktika e hidhur e një viti më parë, kur kjo fushë krijoi shumë probleme për ndotjen e komunitetit përreth, por edhe të krejt qytetit, janë marrë masa për zbatimin e këtij projekti të përgatitur nga specialistë dhe që do të ndiqet edhe në vitet në vazhdim. “E them me plot bindje se gati 60% e ndotjes nga djegia e mbeturinave urbane u eliminua. Kjo ishte një eksperiencë për ne nga viti i kaluar dhe për vitet e ardhshme do të kryhen këto procese në fushën e mbetjeve urbane: e para do të kryhet sistemimi, së dyti, përpunimi dhe së treti, ngjeshja dhe pas ngjeshjes do të bëhet mbulimi i sipërfaqes. Mendojmë që të fillojmë mbulimin me dhera të fushës së plehrave pjesë-pjesë”, është shprehur para pak kohësh Vangjel Ndreko.