Listat, KQZ-ja gjobit 100 mln PS-në dhe PD-në, nuk respektuan kuotat gjinore
Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të verifikuar listat shumëemërore të kandidatëve të partive politike.
Pas shqyrtimit të tyre, KQZ-ja vendosi se Partia Socialiste nuk ka respektuar kriterin gjinor në gjashtë qarqe të vendit, konkretisht në qarqet Elbasan, Durrës,Tiranë, Kukës, Gjirokatër dhe Dibër.
Për rrjedhojë, Partia Socialiste është gjobitur me një shumë prej 6 milion lekësh për mosrespektim të kriterit të gjinisë.
Gjithashtu KQZ-ja vendosi në mbledhjen e sotme që edhe Partia Demokratike të gjobitet me 4 milionë lekë për shkak se nuk ka respektuar kuotat gjinore në 4 qarqe të vendit, konkretisht në Elbasan, Kukës, Dibër dhe Berat.
Sipas KQZ-së, kjo shkelje gjobitet me 10 milionë për secilin qark. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë depozituar lista shumëmërore me kandidatë 66 parti politike, 4 nga të cilat konkurrojnë më vete, ndërsa janë regjistruar 3 kandidatë të pavarur.