E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 40 të vdekur nga disa shpërthime pranë kufirit me Sirinë

STAMBOLL- Shpërthimet, që ndodhën sot në një qytet në jug të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, kanë shkaktuar të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur, bënë të ditur burime mediatike vendase duke cituar ministrin e Brendshëm turk, Muammer Guler. 

"Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur", theksuan burimet mediatike vendase.
Një bilanc i mëparshëm njoftonte për 18 të vdekur dhe 22 të plagosur. 

Ministri i Brendshëm turk, Muammer Guler u shpreh se këto shpërthime ishin atentate me autobombë. 

Shpërthimet ndodhën rreth orës 10:45 GMT në afërsi të qytetit Reyhanli, disa kilometra nga kufiri i Sirisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›