Futet në kabinën elektrike ti shpëtojë shiut, e zë korrenti adoleshentin
Përmet- Një adoleshent ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë mbrëmje në qytetin e Përmetit.
17-vjeçari është strehuar në një kabinë elektrike për t’u mbrojtur nga shiu por fatkeqësisht e ka zënë korenti.
Burimet zyrtare të policisë thonë se viktima i identifikuar si A.Janku ka rënë pre e tensionit të lartë të rrymës elektrike për shkak të pakujdesisë.
Policia është lajmëruar nga banorët e zonës të cilët kanë pikasur trupin e pajetë të djalit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Peran të Çarshovës të Përmetit.