Listat, Meta: Berisha po tenton të bëjë diversion brenda opozitës
TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e quajti tentativë për diversion brenda opozitës akuzën që Kryeministri Berisha bëri sot ndaj opozitës në debatin e zhvilluar në Kuvend për votimin e 3 ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu përgjigj akuzave të Berishës për mosvotimin e tre ligjeve nga opozita.
Në përgjigje të pyetjes për atë që Berisha e konsideroi "listat e zeza" të deputetëve, Meta tha se "pas dështimit për të infiltruar në listat e opozitës kandidatë të tij të besuar nuk i ka ngelur tjetër vetëm të merret me diversion brenda opozitës, që nuk ka për të funksionuar".
Mos u habisni, vijoi Meta, "kur të shikoni listat e PD-së, pasi, pas sulmit të vazhdueshëm për listat e PS-së, fshihet vëmendja për listat e PD-së", duke shtuar se "nuk do të mungojnë çuditë".
Lideri i LSI-së gjithashtu akuzoi Kryeministrin Berisha se po kthehet nga një kërkues në një bojkotues i votimit të tre ligjeve.
(er.nu/BalkanWeb)