'3 ligjet', Berisha: Ftoj Ramën-Metën t'i votojnë pasi të mbyllin pazaret me listat e deputetëve
TIRANE- Mungon sërish konsensusi për miratimin e 3 ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për Nëpunësin Civil dhe Rregullorja e Parlamentit, janë pjesë e axhendës së Kuvendit që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, por edhe sot ato mbetën 'pezull', pasi opozita u largua nga salla e Kuvendit në momentin e votimit.
Më herët kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje kreut të PS-së Edi Rama të lejojë deputetët e majtë të kryejnë detyrën e tyre dhe t'i votojnë.
Ndërkohë, teksa pritej që në Kuvend të miratoheshin tre ligjet e integrimit, Berisha i kërkoi kreut të LSI-së, Ilir Meta që të mos i shndërrojë ligjet në pazar për listat e zeza në kurriz të mbështetësve të tij”.
3 LIGJET PEZULL, BERISHA SULMON RAMËN DHE METËN
Ora 13:48 Kryeministri i vendit Sali Berisha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta, për ‘pazare politike’ që po mbajnë peng statusin e vendit kandidat. Ndërsa pritej që në Kuvend të miratoheshin tre ligjet e integrimit, Berisha i kërkoi kreut të LSI-së, Ilir Meta që të mos i shndërrojë ligjet në pazar për listat e zeza në kurriz të mbështetësve të tij”.
Ai tha se pa mbaruar pazaret me njëri-tjetrin, opozita nuk do t’i votojë tre ligjet, duke shtuar se “opozita u largua nga salla e Kuvendit, për të marrë me vete një përgjegjësi të madhe”.
“Deri në ditën e aleancës së tij, Pandeli i ke bërë cilësimin më gjenial në 1 prill. Deri në ditën e 1 prillit ftonte zotin Rama të votonte ligjet, sot fton zotin Berisha, pavarësisht se ky grup parlamentar kishte zotuar ti votonte. Ne i kërkuam të mos i shndërronte ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. I kërkoj Ilir Metës në mënyrë të prerë, që të mos e shndërrojë votimin e tre ligjeve në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu, se kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazar. Tani është bërë lista e zezë, se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI. Ndaj dhe sot u shty votimi i tre ligjeve. Përgjegjësia e tmerrshme bie mbi atë (Ramën) që mori peng statusin e vendit kandidat; mbi atë që u privoi shqiptarëve qindra miliona euro investime dhe donacione private të vendeve anëtare të BE-së. Unë, me padurim, prita sot t'i votonim, por prapë vazhdojmë t'i kemi çështje pazaresh”, theksoi Berisha.
Kryeministri theksoi se shqiptarët prisnin votimin e 3 ligjeve, ndaj për këtë përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e duhur. Berisha paralajmëroi se ligjet nëse nuk do të votohen do të kalojnë me referendum.
“Shqiptarët prisnin të votimin 3 ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt, kështu do të vijojë deri më 23 qershor, kur të marrin përgjigjen përfundimtare. I ftoj të vijnë në ditën e parë që kanë përfunduar pazarin. Pavarësisht se statusi u shty të shmangin referendumin që kushton shumë. Shpresoj se pala tjetër të kthehet në karriget e veta sipas premtimeve publike që nuk kanë mbajtur dhe nuk i mbajtën”, bëri apel Berisha.
Berisha i kërkoi kryetares së Kuvendit që këto tre ligje të vazhdojnë të qëndrojnë në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit, për t'u votuar në çdo kohë.
TOPALLI: RAMA LEJO DEPUTETËT E PS TË VOTOJNË 3 LIGJET
ORA 13:00- Ndërsa Kuvendi i ka ndërprerë punimet për rreth 30 minuta, kryeparlamentarja Topalli jashtë ambienteve të Kuvendit i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të lejojë deputetët e PS që të votojnë sot 3 ligjet, që sipas Topallit mbajnë peng statusin kandidat të vendit.
“Prej gati një viti 3 ligjet janë në axhendën e Parlamentit, por janë bllokuar për më shumë se 200 ditë nga PS duke bërë të mundur bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE. Sot jam këtu për t’i bërë ftesë zotit Rama, ato janë edhe sot në rendin e ditës, e ftoj zotin Rama të lerë deputetët e tij t’i bashkohen mazhorancës dhe të votojmë. Sot kanë një mundësi që të votojnë 3 ligjet për integrimin e vendit”, tha Topalli.
Sipas kryeparlamentares, miratimin e 3 ligjeve e presin “shqiptarët, Brukseli e kërkon jo Jozefina”.
Topalli bëri me dije se mazhoranca nëse ka konsensusin e opozitës të votojë tre ligjet ashtu siç janë në rend të ditës.
NIS KUVENDI, NE REND TE DITES TRE LIGJET
ORA 12:30- Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, e cila mund të jetë edhe e fundit për këtë legjislaturë. Në rend të ditës sot janë vendosur sërish 3 ligjet, ku pritet të diskutohet miratimi ose jo i tyre, që është edhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Seanca nisi rreth orës 12:30, ndërsa nuk pati diskutime për pr/ligjet në rend të ditës.
Pas 30 minutash ndërprerje Kuvendi do të mblidhet sërish për të kaluar në votim.
Edhe pse politika ka dhënë sinjale për një dakordësi përsa i përket votimit të 3 ligjeve, pritet që seanca e sotme të vulosë gjithçka.
Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe rregullorja e parlamentit, kanë qënë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të miratojnë para mbylljes së kësaj legjislature, tre ligjet e rëndësishme për procesin integrues të vendit.
(m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta: Kompromisi për 3 ligjet shumë i rëndësishëm për të ardhmen