Izraeli sulme ajrore mbi Sirinë
SHBA- Izraeli kryen sulme ajrore mbi mbi Sirinë. Lajmi konfirmohet nga zyratrët izraelitë, të cilët bëjnë me dije se synimi i sulmeve ishin militantët e Hezbollah.
Zyrtarët izraelitë theksuan se aeroplanët luftarakë të vendit kanë kryer sulme kundër dërgesave të raketave të Sirisë, të planifikuara për Hezbollahun e Libanit. Burime të njëjta thanë se dërgesat nuk përmbanin armë kimike, por kishin armë tjera për grupin militant.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur se Izraeli do të përgatitet për të kryer aksione ushtarake nëse armët kimike ose armë të tjera të Sirisë bien në duart e militantëve të Hezbollahut.
Të premten, presidenti Barack Obama tha se ai nuk mund të “parashikojë” dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri. Obama tha se nuk është në gjendje të parashikojë një skenar në të cilin, vendosja e ushtarëve amerikanë brenda Sirisë, do të ishte e mirë për Amerikën apo Sirinë. Vërejtjet e Obamës erdhën një ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se SHBA është duke konsideruar sigurimin e armëve për kryengritësit sirianë.
(m.a/BalkanWeb)