Gjykata shtyn për nesër gjyqin ndaj Dritan Dajtit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Gjykata ka vendosur që seanca tjetër të zhvillohet nesër në mesditë ndërsa janë caktuar edhe dy avokatët kryesisht Altin Gjata dhe Besmir Allushi.
Ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk është zhvilluar asnjë seancë e rregullt gjyqësore. Prej 3 vitesh asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, i cili ka marrë epitetin fenomeni Dritan Dajti.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.