Listat Teliti hedh poshte akuzat e PS. Per Tiranen akuzon Ramen
Drejtori i Pergjithshem e Gjendjes Civile Armand Teliti ka hedhur poshte akuzat e opozites se po manipulohen listat e zgjedhesve duke i quajtur deklaratat veprime te pakontrolluara dashakeqe dhe aspak kontribuese per procesin zgjedhor. Ne nje deklarate per shtyp Teliti tha se listat perfundimtare do jete e konsoliduar. Ai tha se listat mund te kerkohen dhe se cdo parti e cila ka paraqitur kerkesen per listat paraprake e ka marre ate.
Sipas Telitit garancia e listave te zgjedhesve qendron tek pushteti vendor pasi sipas tij ato jane pergjegjes per rifresikimin apo korrigjimin e tyre. Per listat e Tiranes Teliti beri fajtor kreun e Bashkise Edi Rama.
Teliti foli edhe per personat e vdekur te cilet figurojne si votues ai tha se jane marre masat e nevojshme per heqjen e emrave te tyre nga lista perfundimtare.
Me heret kreu socialist shprehi publikisht shqetesimin e tij per manipulimin e listave te zgjedhesve.