Tirane arrestohen dy persona per vrasje ne tentative

Policia e Tiranes ne bashkepunim me policine e Kavajes kane vene ne pranga dy autoret te dyshuar per vrasje te mbetur ne tentative. Pas hetimeve te kryera nga specialistet e Komisariateve Kavaje dhe Tirane eshte bere e mundur identifikimin dhe me pas kapjen e Andi Kanapari 21 vjec dhe Arlind Kanapari 19 vjec te dy banues ne Kavaje. Arrestimi i tyre eshte bere ne ambientet e nje kompleksi prane Liqenit Artificial ne Tirane.
Ata dyshohet se ne bashkepunim me njeri - tjetrin ne ambientet e nje lokali lojerash fati ne Kavaje kane qelluar me arme zjarri per motive te dobeta ne drejtim te shtetasve Ervin Kola Haxhi Xhihani dhe Eduart Kollcaku dhe si pasoje shtetasi Ervin Kola eshte plagosur dhe aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 16 cope gezhoja automatiku dhe 6 cope gezhoja pistolete model 56.