Mejdani: Deklarimi i financimit të partive,stop korrupsionit

Financimi i partive politike në fushatat zgjedhore nuk ka asnjë kontroll prej institucioneve përkatëse. Musa Ulqini, anëtar i Këshillit Shqiptar për marrëdhëniet me Jashtë pas një studimi të realizuar për këtë çështje deklaroi ndër të tjera se duhet që të ndërrmerren masa konkrete. Sipas Ulqinit një hap drejt kësaj do të ishte heqja e anonimatit për financimin e partive deri në 100 mijë lekë.
I pranishëm në këtë aktivitet, ish-presidenti Rexhep Mejdani deklaroi se mos deklarimi i financimit të partive është një pengesë në luftën ndaj korrupsionit.
Organizimi i këtij aktiviteti u mbështet prej Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA-së.