Topi takim me drejtorin Rajonal te UNICEF-it Stiven Alen

Presidenti Bamir Topi ka pritur ne nje takim Drejtorin Rajonal te UNICEF-it per Evropen Qendrore dhe Lindore Stiven Alen. Topi duke vene ne dukje rolin mjaft te rendesishem te UNICEF-it ne mbrojtje te te miturve ka theksuar se institucioni qe ai drejton do te ofrojne mbeshtetje dhe perkrahje te vazhdueshme te projekteve e aktiviteteve te metejshme te UNICEF-it.
Topi edhe me cilesine e Kryetarit te KLD-se gjithashtu ka theksuar angazhimin e plote institucional ne ndjekjen e mbikqyrjen e te miturve qe kryejne vepra penale e qe kalojne neper procese gjyqesore per te siguruar se drejtesia do te kontribuoje ne interesin me te mire te tyre dhe ne nje rehabilitim te shpejte ne shoqeri.
Drejtori Rajonal i UNICEF-it per Evropen Qendrore dhe Lindore Stiven Alen ka siguruar se se bashku me kontributin e bashkepunimin e shtetit shqiptar e te shoqerise civile do te punohet me tej per te ndermarre veprime per permiresimin e gjithanshem te nevojave te ndryshme te shoqerise shqiptare ne permbushje te standardeve moderne si dhe te aspirates per tu integruar ne familjen e madhe evropiane.